Sport
Spalletti arrin marrëveshje me Italinë
Luciano Spalletti ka arritur një marrëveshje me Federatë Italiane të Futbollit (FIGC), por avokatët janë ende duke punuar për klauzolën e tij të lirimit nga Napoli dhe një vendim përfundimtar do të merret të premten.Trajneri i fundit fitues i Serie A është kandidati kryesor për të zëvendësuar Roberto Mancinin në krye të Azzurrëve pasi Mancio dha dorëheqje papritur javën e kaluar.Spalletti u largua nga Napoli pasi udhëhoqi skuadrën drejt një Scudetto historike në sezonin 2022/23 dhe ka një klauzolë lirimi me vlerë rreth 3 milionë euro.
Presidenti Aurelio De Laurentiis ka këmbëngulur se ai nuk do të lejojë që Spalletti të ndërpresë kontratën e tij nëse nuk përputhet klauzola e lirimit. Avokatët e FIGC po studiojnë dokumentet për të parë nëse është e mundur të merret trajneri i lindur në Certaldo pa paguar kompensim për Napolin.FIGC do të marrë një vendim përfundimtar për Spallettin deri të premten, ndërsa trajneri italian tashmë ka rënë dakord për pagën e tij dhe anëtarët e mundshëm të stafit.