Bota

Spanjë, i nxehti vrasës mbi 2000 viktima në korrik

Në Spanjë, nxehtësia ekstreme ka shkaktuar më shumë se 2000 viktima në vetëm një muaj.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit korrik ka patur 2176 vdekje të lidhura me temperaturat e larta.

Në bazë të të dhënave të ilustruara nga qendra kërkimore, ky ishte viti më vdekjeprurës, ku numri i viktimave është pothuajse dyfishuar krahasuar me vitin 2019 dhe 4 herë më i lartë se viti i kaluar.

Spanja është vendi europian me numrin më të madh të vdekjeve në javën e kaluar.
Studiuesit i konsiderojnë temperaturat e larta, pasojat e pandemisë dhe moshën si arsye për rritjen e vdekshmërisë në vend.
Ekspertët e shëndetit thonë se nxehtësia ekstreme rrit rrezikun e sulmeve në zemër, trombozës pulmonare dhe embolisë.

TRENDING

Exit mobile version