Bota
Spanjë/ Sekuestrohen 2 tonë kokainë në një anije peshkimi, mes të arrestuarve një shqiptar

Një hetim nga Policia Kombëtare spanjolle ka çuar në sekuestrimin e 2000 kilogramë kokainë, ku po transportohej nga një anije peshimi në brigjet e Galicisë. Mediat spanjolle raportojnë se pas hekurave ranë katër persona në anije, mes të cilëve një shqiptar, përfaqësues i organizatës që planifikonte të nxirrte ngarkesën në breg dhe kapiten i mjetit lundrues.
Kjo është anija e dytë brenda pak javësh ku sekuestrohet një sasi e konsiderueshme e kokainës. Droga, e cila i përket klanit ballkanik, e njëjtë me 9.5 tonët e kapur në Algeciras, e cila transportua në një distancë relativisht të shkurtër nga bregu nga një anije tregtare e linjës së rregullt që vinte nga Amerika e Jugut, raportojnë mediat spanjolle.
Është gjithashtu e mundur që ky rrjet të jetë i lidhur me atë të Novo Furuno, e cila përfshinte sekuestrimin e 1.4 ton kokainë në Camariñas dhe me Sophie, e cila mbante të njëjtën sasi kur u transportua në perëndim të Cape Verde disa javë më parë.
Anija është e regjistruar në kategorinë e pajisjeve të vogla të peshkimit në Detin Kantabrian veriperëndimor dhe ka portin e saj në Ferrol.

