Connect with us

Kronike

Spanjë/ Vritet shqiptari me armë zjarri në Girona, u gjet në dyert e spitalit me plagë në kokë! Dyshohet të ketë lidhje me tregtinë e kanabisit

SPANJË – Një shqiptar ka mbetur i vdekur në Girona të Spanjës pasi u qëllua me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.

Mediat spanjolle thonë se shqiptari u qëllua nga një Audi i zi ditën e shtunë. Shqiptari pasi u qëllua u mor dhe u la përpara derës së urgjencës në Girona, dhe u gjet i plagosur në pjesën e pasme të kokës.

Më pas ai nuk mundi ti rezistojë plagës së rëndë të marrë nga arma e zjarrit. Për momentin po vijojnë hetimet nga policia spanjolle lidhur me vrasjen. Paraprakisht mendohet të ketë lidhje me trafikun e drogës, teksa identiteti i shqiptarit ende nuk është zbuluar.

Një person është paraqitur në komisariatin e policisë për lidhjen e dyshuar me ngjarjen por ende nuk dihet se cili është roli i tij në këtë vrasje.

Sakaq, hetimet e policisë vijojnë për të çmontuar organizatat shqiptare, thonë mediat spanjolle, por ato nuk pengohen dhe sa vijnë e lulëzojnë në tregtinë e kanabisit.

Advertisement