Connect with us

Politike

Spartak Ngjela: Sa të jetë Berisha, PD nuk vjen kurrë në pushtet. Ai dhe dhëndri do dënohen me burg

Spartak Ngjela  thotë se ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamrbër Malltezi do të dënohen për aferën Partizani.

Ngjela thotë se do u sekuestrojnë edhe pronat që Berisha i ka vendosur përmes korrupsionit gjatë kohës që ishte kryeministër.

“Janë broçkulla, nuk e njihni Saliun. Politika e Saliut nuk e ka me opinionin publik. Ka krizë të brendshme dhe do të mbajë përkrahësit për ato arsye që ai rri në politikë. Të tjerat janë broçkulla.

Është në proces penal, edhe sikur tre muaj të dënohet, Saliu ikën nga politika se nuk e lejon kushtetuta.

Të shkojë të marrë pafajësi. Kush e merr në konsideratë nga ndërkombëtarët, ndërkohë që është në proces penal”, thotë Ngjela.

Ngjela thotë se Berisha e mban Ramën në pushtet, pasi nuk largohet nga politika. Sipas tij, Berisha e ka pushtuar Partinë Demokratike për interesin e tij personal.

“Saliu nga primar gënjen popullin, thotë primare, Saliu është atje. Sa të jetë Saliu nuk del në pushtet PD. E mban Berisha në pushtet Ramën, se nuk ikën. Ata (socialistët) janë me Saliun, se fitojnë sa herë të duan.

Nuk janë me Saliun se e kanë aleat. Saliu ka pushtuar një parti, e ka zënë me interesin e tij personal që të shpëtojë veten o të shpëtojë pronën që e ka marrë me korrupsion ai dhe dhëndri i tij.

Të dy në proces penal, nuk kanë shpëtim, edhe pronat do ua marrin edhe do dënohen. Kuptohet nga krimi për të cilën e kanë akuzuar”, tha Ngjela.

Sa i takon SPAK, Ngjela thotë se nuk preket pasi është krijesë e SHBA.

“SPAK është krijesë e politikës amerikane në funksion të drejtësisë në Shqipëri. Drejtësia në Shqipëri e vendosur në pilar juridik dhe të drejtë është në favor të politikës amerikane. Nuk shoh ndonjë arsye tjetër. Nëse ata heqin dorë, atëherë ka ndryshuar politika amerikane, por kjo nuk mund të ndodhë”, vijon Ngjela.

Advertisement