LAJMI I FUNDIT
Spastrimi etnik, trillim i kulluar i Beogradit/ Shkrim i FAZ-it gjerman
A duhet besuar presidenti i Serbisë, që pakica serbe në Kosovë është e ekspozuar ndaj diskriminimit mizor dhe sistematik – Me këtë pyetje e nis shkrimin e saj të titulluar “Legjendat e spastrimit etnik”, gjermania ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’
Aty citohen edhe disa deklarata të Aleksandër Vuçiç, ndër të tjera, se e ka njoftuar ambasadorin rus në Beograd për “spastrimin brutal etnik” në Kosovë të organizuar nga “Albin Kurti me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare”.
Autori i shkrimit, Mihael Martens, thekson se Vuçiç ka bërë deklarata të ngjashme para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, se Ivica Daçiç dhe Ana Brnabiç e bëjnë shpesh këtë, dhe se prej vitesh janë pjesë e mediave serbe.
Që nga ky “spastrim etnik” masiv, në të vërtetë nuk duhet të ketë më serbë në Kosovë”
Sipas Martens,“Një vështrim më i afërt i situatës në Kosovë, megjithatë, tregon se, jo gjithçka është në rregull për pakicën më të madhe në Kosovë por edhe se pretendimet e Beogradit për ‘spastrimin etnik’ janë trillime të kulluara dhe thjesht propagandë”.
“Megjithatë, UNMIK-u përmend se disa nga sulmet ndaj serbëve të Kosovës besohet se janë kryer nga serbët e tjerë të Kosovës”, por autori vëren se “raporti, i cili bën një përpjekje të ndërgjegjshme për të qenë i balancuar, përmbahet nga çdo përmendje e indicie të shumta dhe deklarata të vërtetuara të autorëve se këto forca radikale janë vazhda të pushtetit serb dhe se veprojnë në emër të Beogradit.
Por, për këtë arsye përmendet se në gjashtë muajt e fundit në veri të Kosovës, me sa duket janë djegur shtatë vetura, pronarët e të cilave kanë guxuar – siç e kërkon ligji dhe siç është rënë dakord në dialogun me BE-në – të vendosin targat e Kosovës nëpër automjetet e tyre”
Nga raporti i UNMIK-ut, autori thekson gjithashtu se “serbët ushtrojnë presion edhe ndaj serbëve që raportojnë për ngjarje të caktuara në shërbimin policor të Kosovës”.
Sipas raportimeve, gjithashtu disa rekrutë të rinj serbë të Kosovës janë kërcënuar dhe emrat e fotot e tyre janë publikuar në rrjetet sociale.
Në fund, Frankfurter Allgemeine Zeitung shprehet se “Këto sigurisht nuk janë kushte ideale”. Megjithatë, historia e “spastrimit etnik” është një ekzagjerim grotesk nga Beogradi. Fakti që politikanët e përgjegjshëm evropianë dhe përfaqësuesit specialë nuk reagojnë ndaj saj, në këtë mënyrë nuk e ndihmon dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.