Connect with us

Kronike

Speciale/ Shqiptarët i thonë JO shtetit e privatit

Për të siguruar jetesën, një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk varen as nga shteti dhe as nga sipërmarrjet e mëdha, por, shpesh në mungesë të alternativave të punësimit, hapin vetë një biznes. Shqipëria mban rekord për numrin e lartë të bareve, restoranteve, dyqaneve të veshjeve, marketeve të vogla, apo shërbimeve si parukeri, riparim këpucësh, rrobaqepësi të vogla etj, që i gjen në çdo lagjeve të qyteteve, sidomos atyre të mëdha.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se vendi ka përqindjen më të lartë të të vetëpunësuarve në Europë, në 35% të totalit, një peshë që është dukshëm mbi shtetet e tjera të rajonit dhe mesataren e Bashkimit Europian. E dhëna jepet në një raport te fundit të Komisionit Europian për kushtet e punës dhe implikimet në të ardhmen. Sondazhi realizohet një herë në pesë vjet përmes anketimeve me 70,000 punëtorë në 36 vende europiane. Këtu përfshihen shtetet anëtare të BE-së, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Zvicra, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Sipas raportit, vetëpunësimi ka rënë paksa në BE gjatë viteve, nga 10.2% në 2010 në 8.9% në 2021, edhe pse më shumë për burrat sesa për gratë Vetëpunësimi ishte më i zakonshmi në vendet jashtë BE-së, veçanërisht në Shqipëri 35% e të gjithë punëtorëve dhe Serba 16% e të gjithë punëtorëve. Ndër vendet anëtare të BE-së, Greqia (16%), Polonia dhe Italia (të dyja 15%) kishin përqindjet më të larta. Vetëpunësimi i personave të varur ekonomikisht ishte më i zakonshëm në Shqipëri (11%), Kosovë (5%) dhe Serbi (4%). Ndër të vetëpunësuarit, ata me të punësuar mbizotëronin në sektorët e tregtisë dhe hotelerisë, ndërtimit dhe industrisë. Punëtorët e pavarur të vetëpunësuar kishin më shumë gjasa se punonjësit e tjerë të vetëpunësuar të punonin në sektorin e ‘shërbimeve të tjera’.

Advertisement