Connect with us

Sport

Spektakël i garantuar në Euro 2024/ Pretendentët luajnë në të njëjtën anë, Italia sheh rrezik vetëm nga… Anglia

Me fazën e grupeve që po shkon drejt fundit, është bëre dhe ndarja e rrugëtimit të skuadrave që do të kenë nga faza e 1/8-ave deri në finale. Gjermania organizatore do të ndeshet me Danimarkën, teksa fituesi i këtij çifti do të ndeshet në çerekfinale me fituesin e Spanjë dhe një nga 4 vendet e treta më të mira qe do të ndeshet me iberikët. P

o në kete anë ndodhen Portugalia dhe Franca, me të dyja skuadrat që kanë shanse të larta për t’u ndeshur në çerekfinale me njëra-tjetrën. Pra mund të kemi si çifte çerekfinale Spanjë-Gjermani dhe Francë-Portugali nëse s’do të ketë surpriza.

Nga ana tjetër e rrugëtimit, shihen deri tani vetëm dy pretendente, Italia dhe Anglia. Gjithashtu, nëse të dyja ato arrijnë të kualifikohen nga 1/8-at, do të ndeshen së bashku në çerekfinale.

Po ashtu ekziston dhe një mundësi e lart që në këtë anë të jetë dhe Holanda, por fatet e vendeve të treta do të mësohen përfundimisht vetëm kur të përfundojnë të gjitha grupet.

Advertisement