Connect with us

Kosova

Spekulim, BE-ja kategorizon optimizmin e Bislimit për heqjen e masave

“Spekulim” e ka quajtur informacionin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, për heqjen e masave ndëshkuese nga BE-ja për Kosovën, zëdhënësi i Unioniz, Peter Stano në një konferencë për media “Kjo është një çështje institucionale.

“Vendet anëtare janë ato që kanë kërkuar një raport dhe, natyrisht, është përfaqësuesi i lartë ai që do ta dërgojë raportin tek vendet anëtare” – ka deklaruar Stano duke shtuar se “Ato do të jenë të parat që do të dinë se kur do të ndodhë dhe çfarë përmban raporti, dhe kjo ende nuk ka ndodhur”, shtoi.

Në anën tjetër, Bislimi potencoi tri ditë më parë se ka informacione se është rekomanduar heqja e masave ndëshkuese për Kosovën nga BE-ja, të vendosura në qershor të vitit të kaluar, për shkak të veprimeve të Qeverisë në Veri.

Zyrtarë të BE-së vazhdimisht kanë nënvizuar se “sanksionet” ndaj Kosovës, që u implementuan në bazë të deklaratës së 27 vendeve anëtare të 3 qershorit 2023, do të hiqen vetëm atëherë kur ekzekutivi kosovar të bëjë “hapa konkretë” në drejtim të de-eskalimit të situatës në Veri.

Ndërkaq në fillim të këtij muaji, kryeministri Albin Kurti, në një deklaratë për gazetarë theksoi se “nuk varet prej qeverisë” largimi i masave ndëshkuese. Ai pati potencuar se tashmë janë ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për de-përshkallëzimin e situatës në pjesën veriore të territorit kosovar të banuar me shumicë serbe.

Advertisement