Pinknews
Spikerja e lajmeve habit me nisjen e edicionit
Spikerja e RTSH Eri Muco bëri një deklaratë të papritur në mbështetje të Luiz Ejllit, konkurrentit të “BBV”, i cili është kthyer në një afeksion për një pjesë të mirë të publikut.
Në një video që po qarkullon në rrjet, ajo shihet teksa duke hapur edicionin informative thotë: “Para se të filloj këtë ditar, doja t’ju thoja se unë jam me Luizin.
Dhe nëse do të martohem bashkeshorti im i ardhshëm duhet të jetë si Luizi”, dëgjohet të thotë spikerja.
Këtë video spikerja e ka shpërndarë edhe vetë në rrjetet e saj sociale.