Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Spiropali i drejtohet Bashës dhe Berishës: Zgjidhni hallet e shtëpisë, pastaj të Kosovës dhe Shqipërisë

Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali tha se Bashës i erdhi goja dhe u kërkoi opozitës të zgjidhin hallet brenda familjes pasi po ndikojnë në çëshjet politike të brendshme por dhe përtej kufirit. Me ironi Spiropali  i është përgjigjur dhe Sali Berishës, i cili foli për situatën në veri të Kosovës  dhe për qendrimin e kryeministrit Edi Rama. Spiropali iu përgjigj duke thënë “zgjidhni punët tuaja, pastaj hallet e Kosovës”.  “Sot më kujtuat një film socio-realist, ku disa divversantë dhe sigurimsa merren me njëri tjetrin se kush ëhstë armiku e tradhtari dhe Sali, doktor, do ishte shumë e përshtatshme ajo shprehja memecit i erdhi goja. Në këtë rast do ishte zotit Lulzim i erdhi goja në Kuvend dhe i erdhi hidhur sepse nuk mundet që në këtë foltore të merret me kryetaren e kuvendit me Kuvendin e Shqipërisë me rregullat e me kushtetutën, kur hallin nuk e ka as te kushtetuta as te Kuvendi por e ka te shtëpia e tij. Nuk mundet që nga kjo foltore të më heqë fjalën as doktori. Tentativa për të krijuar një narrativë me heronjë dhe tradhëtarë me të shitu dhe të blerë është narrativa më e rrezikshme dhe më e dëmshme për Kosovën. E keni traditë të shëmtuar këtë dhe nuk ka gjë më të dëmshme që për interesa të partisë të vini në lojë Shqipërinë dhe Kosovën e fusni i si dëm kolateral në këtë mes. Ka ksush i del për zot Shqipërisë dhe Kosovës. Zgjidhni hallet e shtëpisë e më pas me ato të Kosovës dhe Shqipërisë”,-tha Elisa Spiropali.

Advertisement