Connect with us

Politike

Spiropali me komunitetin egjiptian në Kavajë: Aksesi i barabartë në strehim, shëndetësi…

Drejtuesja politike e qarkut Tiranë, Elisa Spiropali, së bashku me kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi, Eldi Çepeli, u takua sot pasdite me pjestarë të komunitetit Egjiptian, në lagjen nr. 4 në Kavajë.

“Aksesi i barabartë në shërbime, strehim, infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi është themeli për një shoqëri të drejtë.

Njerëzit lindin me dinjitet tē barabartë e të drejta të patjetërsueshme.

Një komb gjykohet nga mënyra si trajton më të dobëtit, të ndryshmit dhe pakicat e tij. Të drejtat e çdo njeriu janë vlerat që i japin kuptim Bashkimit Europian

 

 

Me Shqipërinë në familjen europiane, komuniteti Egjiptian, Rom dhe pakicat do të kenë më shumë mundësi për  integrim të plotë dhe për t’u përfshirë në çdo hap të zhvillimit.”, u shpreh Spiropali.

  • foto galeri
  • foto galeri
Advertisement