Aktualitet
Spitali i Lezhës ‘zhvendoset’ tek ish-materniteti/ Shefi i Ortopedisë: S’bëhen operacione me godinë të rrënuar
Rikonstruksioni i Spitalit Rajonal të Lezhës, investim i qeverisë që pritet të nisë brenda këtij muaj ka sjellë reagimin e shefit të Repartit të Ortopedisë Pashk Gjoni, ish-kandidat i “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Lezhës. Zhvendosja e shërbimit spitalor në ish-godinën e maternitetit të vjetër do sjellë pasoja, tha kirurgu ortoped, pasi materniteti vjetër është jashtë funksioni prej vitesh.
“Kryerja e ndërhyrjeve kirurgjikale në ato ambiente është kërcënim për jeten e pacienteve”, u shpreh Pashk Gjoni, shef i repartit të Ortopedisë.
Si zgjidhje kirurgu ortoped, Pashk Gjoni propozon vënien në funksion të njërës prej dy sallave të operacionit të maternitetit të ri të Lezhës.
Godina e Spitalit Rajonal të Lezhës do ti nënshtrohet një rikonstruksioni rrënjësor, me financim të Qeverisë Shqiptare dhe punimet është parashikuar të kryhen në harkun kohor të 1 viti.