Aktualitet
Sporti në zi/ Ndahet tragjikisht nga jeta boksieri 29-vjeçar, dyshohet se…
Është ndarë nga jeta në moshën 29-vjeçare boksieri turk, Cem Kilic. Ky i fundit e ushtronte këtë sport në kategorinë super të mesme.
Shkak i kësaj vdekje ishte mbidoza, gjë që u konfirmua edhe nga presidenti i Federatës Turke të Boksit, Eyp Gozgec.
Kujtojmë që Kilic ka lindur në Gjermani dhe më pas është zhvendosur në Los Anxhelos të SHBA-ve. Për t’u rritur sa më shumë në karrierën e tij si boksier, Kilic ka luftuar me varësitë që kishte ndaj substancave të ndryshme dhe problemet e shëndetit mendor.
Përsa i përket karrierës, ai kishte fituar 17 nga 18 ndeshjet e zhvilluara si profesionit. Ndërsa debutimin e tij e ka bërë në vitin 2014.