Connect with us

Aktualitet

“S’pranojmë internim”/ Studentët ngrihen sërish në protestë

Në një kohë që Kuvendi pritet të votojë sot projektligjin që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri 5 vite pas studimeve, studentët e Mjekësisë kanë nisur protestën e tyre para nisjes së seancës.

Duke iu referuar deklaratave të Evis Kushit se një pjesë e mirë e studentëve të Mjekësisë janë pro projektligjit, të rinjtë folën me shifra në lidhje me peticionin që është firmosur nga 90% e të gjithë studentëve të Mjekësisë.

Me megafon, studentët kanë bërë thirrje në kor, përmes disa vargjeve:

“Parlamentit i bëjmë thirrje; ne studentët duam zgjidhje, nuk pranojmë në internim

Koston e mban veç prindi im

Mos u dehni nga marria,

lini të vendosë drejtësia!

Nuk kam borxhe për të larë,

s’jam i ulët e as tradhtar

Nuk do të ngrihem për të ikur,

por për shpresën që na keni fikur!”, thuhet në vargjet që përsëritën disa herë në kor studentët e mjekësisë.

Advertisement