Sport

Stadiumi i Napolit merr emrin e Maradonës? Priftërinjtë e qytetit kundërshtojnë dhe sjellin një propozim të ri: Të quhet…

Një grup priftërinjsh napolitanë refuzojnë emërtimin e stadiumit të Napolit “Stadio Maradona”.

Ata i kanë dërguar një letër arqipeshkut Kreshencio Pepe që të mos lejohet që stadiumi “San Paolo” të marrë emrin e ikonës së futbollit, por që të ketë një bashkim emrash duke u quajtur stadiumi “San Paolo-Maradona”.

“Stadiumi ‘San Paolo’ duhe të marrë emrin e të shenjtit që na solli Jezusin. Me përulje, ndiejmë përgjegjësinë për të thënë gjërat. Të gjithë bashkohemi në një pikë, nuk duam një emër të pastër. Do të ishte mirë që stadiumi të quhej ‘San Paolo-Maradona’, njësoj si ai në Milano ‘San Siro-Meaca’ “, shkruhet në letrën e priftërinjve napolitanë.

 

Disa ditë më parë, kryebashkiaku i Napolit Luixhi De Mastritis vendosi që stadiumi ‘San Paolo’ të marrë emrin e Diego Armando Maradonës pas ndarjes së tij nga jeta.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version