Connect with us

Kosova

Stano racist nga Sllovenia/ Osmani: Ai nuk pyet askënd nga vendet fqinje kur kalon urën e vet

Presidentja e Kosoves Vjosa Osmani është pyetur për deklaratat e BE’së, përkatësisht zëdhënësit Peter Stano, se cështja e hapjes së Urës së Ibrit duhet të jetë temë diskutimi në Bruksel.

Ajo tha se këto deklarata janë raciste dhe në rast se ndodh kjo është anti kushtetuese dhe kundër sovranitetit të Kosovës.

Osmani shtoi se zëdhënësi i BE’së, Peter Stano, nuk i pyet shtetet fqinje kur  kalon ndonjë urë në shtetin e tij. Kështu, ajo tha se Serbia nuk duhet të pyetet për një urë në territorin e Kosovës dhe potencoi se dialogu duhet të bëhet me “shpëtimtarët e Kosoves”.

“Pera i përket Bashkimit Evropian, deklaratat e zëdhënësit të këtij institucioni  janë mbi të gjitha raciste, kështu që nuk besoj se meritojnë më shumë vëmendje nga ana ime. Une kundërshtoj në çdo mënyrë diskutimin e çështjes së hapjes së urës në Bruksel, nuk kemi per cfare ta pyesim Serbinë, njësoj sikur ky zëdhënësi Stano, qe më duket se është nga Sllovakia, ku ai nuk pyet asnjë nga shtetet fqinje kur kalon në urën e vet. Pra nuk ka pse te pyetet Serbia për një urë brenda territorit të Republikës së Kosovës. Dialog me Serbinë për këtë temë nuk do të duhet të pranohet nga askush, pasi do të ishte kundër kushtetutes dhe kundër sovranitetit të Kosovës. Ne na duhet dialog me shpëtimtarët tanë, gje që është e nevojshme, e domosdoshme dhe në interesin tonë mbi të gjitha” – theksoi presidentja Osmani.

Advertisement