Bota
“Starship” i Musk ka krijuar një vrimë plazme në jonosferë
Shkencëtarët nga Irkutsk zbuluan një vrimë plazme në jonosferë pas shpërthimit të anijes kozmike Starship të nisur në nëntor 2023.
Një shpërthim i bërë nga njeriu çoi në shfaqjen e një pjese të jonosferës pa elektrone të ngarkuar për herë të parë.
“Zakonisht, vrima të tilla formohen si rezultat i proceseve kimike në jonosferë për shkak të ndërveprimit me karburantin motorik,” shpjegoi studiuesi kryesor i Institutit Irkutsk për Fizikën Diellore-Terrestriale të degës siberiane të Akademisë së Shkencave Ruse, Yuriy Yasyukevich.
Sipas tij, shpërthimi dhe formimi i një vrime në jonosferë, shtresa e sipërme e atmosferës, do të ndihmojë për të kuptuar më mirë strukturën e saj, ndërveprimin e grimcave të ngarkuara me ato neutrale, si dhe formimin e valëve atipike në atmosferë.
Më 18 nëntor 2023, “SpaceX” i Elon Musk kreu fluturimin e dytë provë të anijes së tij kozmike “Starship” prej pesë mijë tonësh. Rreth dy minuta e 40 sekonda pas nisjes, faza e parë u nda nga raketa dhe shpërtheu në një lartësi prej 90 kilometrash. Moduli kryesor shpërtheu në një lartësi prej 149 kilometrash