Connect with us

Bota

Stoltenberg i prerë: Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO

Ukraina nuk do të jetë në gjendje të anëtarësohet në NATO për sa kohë që lufta po vazhdon, tha të mërkurën shefi i aleancës Jens Stoltenberg.

Lajmin e bëri me dije Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka thënë se Ukraina nuk do të mund të anëtarësohet në NATO për sa kohë që lufta po vazhdon.

Këto komente i pari i aleancës më të madhe ushtarak i bëri gjatë një takimi në Bruksel.

“Mendoj se të gjithë e kanë kuptuar këtë, për t’u bërë anëtar në mes të luftës, nuk është në axhendë. Çështja është se çfarë do të ndodhë pasi të përfundojë lufta”, shtoi Stoltenberg.

Në anën tjetër, disa ditë më parë Finlanda u bë vendi i vendit që iu bashkua NATO-s, ndërsa për fatin e Suedisë në aleancën ushtarake mbetet i paqartë për shkak të mospajtimeve që i ka me Turqinë, tashmë anëtare e NATO-s.

Advertisement