Connect with us

Rajon

Stolterberg zhgënjen Vuçiç: Të dy palët të përmbahen nga tensionet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteberg, pas takimit me presidentin serb Aleksander Vucic, ka thënë se është shumë e rëndësishme që të ulen tensionet në Kosovë, dhe që të dyja palët të përmbahen nga dhuna.

Ai ka rikujtuar gjithashtu se NATO-ja e ka rritur prezencën e misionit të saj në Kosovë, KFOR, për shkak të tensioneve të fundit në veri.

Nga ana tjetër, Presidenti i Serbisë ka thënë se është shumë i shqetësuar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe i ka kërkuar NATO-s që përmes KFOR-it të ofrojë siguri për serbët që jetojnë aty.

Sipas tij, Beogradi beson që, ato që i ka cilësuar si veprime të papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës, janë arsyeja kryesore e zhvillimeve të fundit.

 

Advertisement