Connect with us

Bota

Strasburgu dënon Italinë: Futi në regjimin “biss” anëtarin e Ndrangheta-s Giuseppe Morabiton

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dënon Italinë për futjen e anëtarit të Ndrangheta-s  Giuseppe Morabiton nën regjimin 41bis, pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore.

I njohur me pseudonimin “u tiradrittu” (ai që ka shënjestër të mirë), Morabito ishte kreu i pakontestuar për vite të tëra i klanit mafioz të ‘Africos’ dhe u arrestua pas 12 vjetësh arratisjeje për veprimtari mafioze dhe trafik droge.

Gjykata e Strasburgut “nuk është e bindur se qeveria ka treguar në mënyrë të besueshme se, në rrethanat e veçanta të këtij rasti, aplikimi i zgjeruar i regjimit 41bis ishte mjaftueshëm i justifikuar”, dhe ka dënuar shtetin italian për shkeljen e nenit që ndalon trajtimet çnjerëzorë dhe degraduese.

Në vendimin e saj, gjykata thekson se “nuk e sheh se si një person i prekur nga një rënie e padiskutueshme e aftësive njohëse – me diagnozën e sëmundjes Alzheimer – dhe që është i paaftë për të kuptuar veprimet e tij apo për të ndjekur një seancë gjyqësore, mund të ruajë aftësinë e mjaftueshme për të mbajtur ose rinisur – në një moshë kaq të avancuar, pas pothuajse 20 vjetësh në një regjim kaq restriktiv – kontakte të rëndësishme me një organizatë kriminale.

 

 

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut mbulon periudhën deri më 24 maj 2023, pasi në atë datë, Morabito u hospitalizua për një operacion urgjent për hernie dhe regjimi ‘41bis’ u ndërpre. Por avokati Giovanna Beatrice Araniti, që e ka përfaqësuar Morabiton në Gjykatën e Strasburgut, thotë se 41bis është riaktivizuar dhe shpreson që vendimi i sotëm të ketë ndikim në ankimimin që ka bërë në Kasacion për të kërkuar pezullimin e tij.

Advertisement