Connect with us

Aktualitet

Stresi i drejtohet Edi Ramës: Dil reago për shokun tonë, çohet Albulena për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar

    

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka reaguar sërish nga arratia përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar vendimet e fundit të marra nga Gjykata e Tiranës.

Vendimet përfshijnë mbajtjen në burg të kolegut të tij, reperit Noizy dhe ekstradimin e tij në Kosovë, një kërkesë kjo e bërë nga Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu.Stresi, i cili gjithashtu është i kërkuar nga organet e rendit, ka bërë një apel publik kësaj radhe drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke kërkuar ndihmë për mikun e tij Noizy.“Edi Rama, dil fol pak për shokun tonë, sepse është e padrejtë çdo gjë? Kaq kollaj qenka se çohet Albulena i teket asaj për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar”, ka shkruar në një postim në InstaStory reperi me origjinë nga Tropoja, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj.

Ky reagim i Stresit vjen pas tensioneve të fundit mes tij dhe autoriteteve, duke theksuar sërish shqetësimet për drejtësinë dhe mënyrën se si po trajtohet rasti i Noizyt. Ndërkohë, çështja e ekstradimit të Noizyt në Kosovë mbetet ende e diskutueshme, me shumë fansa të tij që kërkojnë një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë.Arsyeja pse Nozy dhe Stresi gjenden në këtë telash thuhet të jetë një përleshje që ndodhi jashtë një diskoteke në Pejë, ku palët u përfshin në një konflikt me infuluencuesin e rrjeteve sociale, Medi Iseni.Kjo pasi me një ndjekje të Noizyt nga Policia e Kosovës, shpallje në kërkim të tij dhe Stresi, kërkesës për ekstradim të nënshkruar nga Ministria Haxhiu dhe më pas me arrestimin e Noizyt në Shëngjin para pak ditësh.

 

Advertisement