Pinknews
Stresi zbulon çdo gjë që nuk keni ditur për lidhjen me Keisin: Kaluam njerëz të lig… (FOTO)
Ata janë shumë të komentuar në mediat online për shkak të lidhjes së tyre. Është fjala për Stresin dhe Keisin, të cilët në marrëdhënien tyre kanë patur ulje dhe ngritje, e si pasojë kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Teksa të gjithë i dinin të ndarë, reperi i njohur zbuloi pak kohë më parë në emisionin “Shiko Kush Luan” se ata ishin sërish bashkë. Madje në intervista të tjera ka shtuar se në fakt nuk është ndarë kurrë nga partnerja e tij.
Ndërkohë ditën e sotme, Stresi ka ndarë në “Instastory” një foto shumë të ëmbël me Keisin. Në foton në fjalë, ai shkruan se kanë kaluar shumë sfida me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës që janë bashkë.
Teksa ka publikuar një foto, në të cilën të dy duken si fëmijë për shkak të një efekti të “Snapchat”, ai shprehet se ata kanë pasur shumë kundërshtarë dhe njerëz që kanë dashur t’ju bëjnë keq, por gjithmonë kanë qëndruar të fortë bashkë e sot janë më shumë se partnerë, janë miqtë më të mirë të njëri-tjetrit.
“Kur u njohëm ishim të vegjël, kaluam sfida kaluam çdo gjë, kaluam njerëz të lig, kundërshtarë por në fund këta se dinë që jemi shokë të ngushtë!”, shkruan Stresi.
gsh/