Connect with us

Aktualitet

Studentët ‘homazhe’ për degët e mbyllura në universitete

Mbyllja e disa degëve në universitete të ndryshme të vendit, ka ngritur një grup studentësh në protestë para Ministrisë së Arsimit, të cilët kanë kryer në mënyrë simbolike homazhe para këtij institucioni. Ato bëjnë përgjegjës Ministrinë e Arsimit, pasi sipas tyre problematikat e përmendura prej tyre po shpërfillen. Sipas përfaqësuesve nga Qëndresa Qytetare mbi 71% e programeve prioritare rrezikojnë që të mbyllen.

Gjate 4 viteve te fundit, jane larguar mesatarisht 8 studente ne dite, ose rreth 3 000 studente ne vit nga universitetet publike, të cilat po boshatisen cdo ditë e më shume. Renia e cilesisë së arsimit publik ka bere qe regjistrimiet ne to te ulen 11.3%, kjo shifer vetem ne 3 vitet e fundit.  Bazuar tek te dhenat e poralit UAlbania, i cili ka detyrimin te publikoje dhe beje transparent regjistrimet ne universitetet e vendit, 71.6% e programeve prioritare rrezikojne te mbyllen pasi nuk plotesojne numrin minimal prej 10 studentesh. Ironia e fatit, eshte qe 4 nga keto 35 programe, jane mbyllur qe pa nisur ende implementimi i programit te bursave.  Kjo panoramë tregon qartazi deshtimin sistematik te politikave te ndermarra nga MAS dhe eshte nje sinjal qe te rinjte nuk i preferojne keto programe pasi ata nuk e gjejne veten ne tregun shqiptar te punes dhe nuk i besojne ketyre politikave.  Nderkohe studentët vijojnë të orientohen drejt programeve të studimit që shërbejnë si “pasaportë” për të emigruar. Në programin e studimit Infermieri janë ezauruar 92% e kuotave.’- u shpreh një student.

Sipas studentëve në shumë degë prioritare po mbyllen, ndërsa askush nuk shqetësohet.

‘Te dashur miq nuk kane kaluar as 24 ore nga postimet e qeveritareve me Flamunj Kuq e ZI, me festime pompoze me salla te dekoruara me shqiponja e me deklarata emocionale atdhedashurie, nderkohe qe ne universitet e vendit Matematika qe ishte guri i themelit ne Universitetin Luigj Gurkauqi Shkoder sot po mbyllet, A e dine keta patriote dhe znj.Minsitre se Gjuha shqipe e Normales qe formesoi Universitetin Aleksander Xhuvani Elbasan sot ka vetem 2 regjistrime? Durresit bregdetar i mbyllet dega e Hoteleri Turizmit, Korca mbetet pa histori – gjeografi. Askush nuk shqetesohet per fiziken qe po mbyllet ne Universitetin e Tiranes, a e pyet veten kjo ministre pse te rintje nuk po preferojne as deget prioriteare e as ato themeltare? Prandaj, ne jemi mbledhur ne shenje proteste simbolike te marim pjese ne funeralin e dhjetra degeve ne universitetet e vendit, per te ironizuar indiferencen, keq-qeverisjen dhe lenien ne harrese te arsimit shqiptar.  Qendresa Qytetare shpreh shqetesimin mbi kete situate, te braktisjes, rrenimit dhe pakesimit te universiteteve publike, ku me keto ritme, pas 20 vitesh Shqipëria do te jete vendi i vetëm në botë ku nuk do të ketë nevojë për Ministri Arsimi.

Advertisement