Aktualitet
Studentët kundër mësimit online, protestë para Ministrisë, Policia: Shpërndahuni, do zbatojmë ligjin!
Studentët janë ngritur në protestë para Ministrisë së Arsimit ditën e sotme, duke kundërshtuar vendimin për zhvillimin e mësimit vetëm online, masë e marrë nga Këshilli i Ekspertëve, për të parandaluar përhapjen e pandemisë.
Studentët kundër mësimit online, protestë para
Me pankarta nëpër duar, studentët shprehen se mësimi online nuk funksionoi siç duhet as gjatë karantinës, duke theksuar se jo të gjithë i kanë mundësitë për t’i ndjekur leksionet në këtë mënyrë.
Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe disa pedagogë, ndërsa policia bën thirrje për shpërndarjen e tyre, pasi rregullat anti-COVID, ndalojnë grumbullimet.
“Policia do të zbatojë ligjin”, bëjnë thirrje blutë e kryeqytetit me megafon.

