Connect with us

Bota

Stuhi e dhunshme dëbore… – 57 gradë

Një stuhi e dhunshme dimërore arktike, e paprecedentë, goditi Shtetet e Bashkuara në prag të fundjavës së Krishtlindjeve, më e ngarkuara e vitit. Mbi 70% e popullsisë, e barabartë me 240 milionë njerëz, është prekur nga alarmet e motit.

Alarmi shtrihet nga bregu në breg. Shteti i Nju Jorkut, Missouri, Maryland, Karolina e Veriut, Oklahoma, Xhorxhia dhe Kentaki kanë shpallur gjendjen e  jashtëzakonshme, në pritje të asaj që media amerikane e ka quajtur “cikloni i bombës”. Temperaturat akullnajore priten të arrijnë deri në -57 gradë në disa zona malore.

Mijëra fluturime janë anuluara, me shqetësime të mëdha për miliona amerikanë që nisen për pushime. Ngricat, bora dhe era kanë çuar në rritje të kërkesës për strehimore për të pastrehët.

Presidenti Joe Biden u ka kërkuar amerikanëve që ta marrin jashtëzakonisht seriozisht rrezikun e stuhisë dhe të ndjekin udhëzimet e specialistëve.

Erërat e forta, reshjet e dendura të borës dhe moti i ftohtë do ta bëjnë Krishtlindjen të ngrijë për miliona njerëz, ndoshta më ditët më të ftohta  në 40 vitet e fundit. Meteorologët flasin për një ngjarje klimatike që ndodh një herë në gjeneratë.

Advertisement