Connect with us

Aktualitet

Stuhi me rrufe dhe reshje të dendura! Meteorologët paralajmërojnë për përmbytje në Shqipëri

Meteorologët kanë bërë thirrje për kujdes, duke alarmuar për përmbytje në pjesë të Evropës Qendrore dhe Ballkanit në 72 orët e ardhshme, duke përfshirë edhe Shqipërinë dhe Malin e Zi.

“Kujdes! Alarmi i kuq për përmbytje në pjesë të Evropës Qendrore dhe Ballkanit në 72 orët e ardhshme, duke përfshirë edhe Shqipërinë dhe Malin e Zi”, thuhet në njoftimin e “Meteo Kosova”.

Sipas parashikimit të motit një cikloni i fuqishëm, i cili vjen si rezultat i masave të ftohta polare, do të shkaktojë përmbytje të shumta në disa pjesë të ndryshme të Evropës Qendrore dhe të Ballkanit.

“Fenomenet e ndryshme meteorologjike, si shkarkimet elektrike dhe breshri, do të jenë më të kufizuara në përgjithësi kësaj radhe, megjithatë, kryesisht më të përqendruara do të jenë në pjesë të Ballkanit Perëndimor dhe Italisë. Ndërsa si pikë kyçe do të jenë në rend të parë reshjet intensive të shiut, e më pas edhe erërat e fuqishme. Kjo e fundit më e përqendruar në Evropën Qendrore, e cila pritet të arrijë pothuajse shpejtësi të vazhdueshme kohë pas kohe mbi 100 km/h, e sidomos në zonat më të larta.

Sa i përket sasisë së reshjeve totale brenda 72 orësh, pritet të arrijë mbi 200 mm, duke përfshirë pjesërisht Shqipërinë e Malin e Zi, të cilat gjinden në zonën me alarmin e kuq!”.

Advertisement