Connect with us

Sport

Suksesi i Italisë, Sacchi: Le t’i gëzohemi fitores, por duhen përmirësuar shumë gjëra

Arrigo Sacchi, analizoi suksesin me përmbysje 2-1 të Italisë ndaj Shqipërisë në Europian.

“Duke pasur parasysh kohën e pakët në dispozicion për t’u përgatitur dhe duke qenë se ishte ndeshja e parë, le t’i gëzohemi rezultatit pozitiv. Por le të analizojmë qetësisht edhe gabimet që u bënë me përulësinë e duhur.

Fillimi ishte i tmerrshëm me gafën e rivënies anësore që solli golin e shqiptarëve. Por më pas, jo vetëm arritëm të shkundnim pluhurin por ndërtuam. Dhe hap pas hapi arritëm të përmbysnim rezultatin.

Italia reagoi, dhe ky është një sinjal shumë i mirë. Tregon që grupi ka vlera morale, mbi të cilat duhet të ndërtohen themelet e projektit. Nuk është e lehtë ta pësosh në sekondat e para dhe të mos dorëzohesh.

Karakteri ishte i duhuri, por duhet të përmirësohemi disi në aspektin fizik. Edhe falë mjeshtërisë së Spallettit, kjo Itali do të vijë duke u rritur. Më pëlqyen shumë Barella dhe Dimarco

I pari vinte nga një dëmtim, por shënoi dhe punoi jashtëzakonisht shumë. Ishte i pranishëm në të dyja fazat e lojës. Bravo edhe Dimarcos për reagimin pas gabimit. Ai ndihmoi në përmbysjen e rezultatit”, përfundoi Sacchi.

 

Advertisement