Connect with us

Bota

Sulm me thikë në një park në Francë, plagosen 6 fëmijë

Shtatë persona, mes tyre 6 fëmijë janë plagosur gjatë një sulmi me thikë në qytetin Annecy të Francës.

Ministri i Brendshëm, Gerard Darmanin konfirmoi se autori ishte arrestuar nga policia. Deputeti rajonal Antoine Armand e përshkroi sulmin të tmerrshëm dhe tha se autoritetet po hetonin.

Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, sipas mediave lokale. Sulmi me thikë ka ndodhur në orën 9:45 në një park të vogël me lojëra në një kopsht.
Advertisement