Kronike
Sulm me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës/ Plagoset 41-vjeçari, autorët në kërkim

Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Mësohet se një person i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës në dorë një 41-vjeçar. I dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapur autorin.
Njoftim i Policisë:
Më datë 04.07.2025, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një person ende i paidentifikuar, ka goditur me një mjet prerës (thikë), në dorë shtetasin R. A., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

