Bota
Sulm ukrainas në Makiivka, shumë viktima ruse
Sulm ukrainas në Makiivka, numër i paspecifikuar i ushtarëve rusë të vrarë
Gërmadha. Kjo është ajo që ka mbetur nga godina e një shkolle në Makiivka, ku strehoeshin forcat ruse, të goditura nga raketat ukrainase. Sipas Kremlinit, viktimat janë 63 ushtarë rusë por Kievi pretendon se numri është shumë më i lartë.
Edhe nëse Moska do të kishte të drejtë për numrat, do të ishte përsëri një nga sulmet më vdekjeprurëse ku janë goditur forcat ruse në këto më shumë se 300 ditë lufte. Fakti që godina e shkollës ishte gjithashtu një depo municioni, shpjegon shkallën e madhe të shkatërrimit dhe numrin e lartë të të vrarëve.
Makiivka mund të mos jetë humbja e vetme e rëndë për Rusinë ditët e fundit. Sipas ushtrisë ukrainase, 500 ushtarë rusë janë vrarë gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e Kherson.
Për momentin nuk dihet nëse këto deklarata janë të vërteta. E vetmja siguri është se luftimet po vazhdojnë pandërprerë në disa zona të frontit.