Bota
Sulmet izraelite në veri të Gazës, 11 të vdekur
Të paktën 11 persona u vranë mëngjesin e sotëm në një sulm izraelit në një ndërtesë banimi në qytetin Beit Lahia në veri të Gazës.
Shumica e të vdekurve ishin fëmijë dhe gra.
Të paktën 25 persona u vranë pasditen e djeshme në një seri sulmesh ajrore në shtëpi, shkolla dhe tenda që strehonin persona të zhvendosur në Rripin qendror dhe jugor të Gazës, duke e çuar numrin e të vdekurve në 53 dhe dhjetëra të plagosur.