Connect with us

Politike

Sulmet kibernetike, Rama: Donin të na kthenin në ‘epokën e letrës’

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë nga Irani u diskutua nga Kryeministri Rama në një prej sesioneve ku ai mori pjesën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Rama tha se Shqipëria ia doli t’i bënte ballë sulmit duke pasur parasysh që qëllimi i keqbërësive ishte ta shkatërronte sistemin e shërbimeve dixhitalizimin e Shqipërisë.

Kryeministri u shpreh se sulmi nisi me shërbimet, por edhe infrastruktura kritike është në rrezik.

“Po luftojmë me kohën për të forcuar sa më shumë sigurinë kombëtare.  Ne e dimë shumë mirë që kapaciteti i këtyre që bëjnë këto sulme është shumë i madh dhe unë nuk njoh një vend që nuk e ka përjetuar një gjë të tillë, ndonjëherë edhe me dëme të mëdha. Të flasësh për përgjegjësi është shumë e lehtë por ne do ta adresojmë problemin në sofistikimin e mbrojtjes. Ne rezistuam shumë mirë mendoj në krahasim me targetin që kishin sulmuesit. Qëllimi i tyre ishte ta ‘fshinin’ totalisht sistemin tonë dixhital dhe të na rikthenin te ‘epoka e letrës’. Kjo nuk ndodhi dhe ne ia dolëm.

Rama i informoi të pranishmit se Shqipëria është një sukses për sa i përket shërmbimeve dixhitale.

“Ne vijmë nga një histori e vështirë dhe jo shumë kohë më parë i kemi hyrë rrugës së lriisë. Ne pamë dhe gjetëm tek dixhitalizimi një bekim të madh, pasi kapaciteti i tij për të ndryshuar është shumë i nevojshëm për vendet në zhvillim si ne për të shmangur mbetjen mbrapa me zhvillimin. Sot jemi një vend që 95% të shërbimeve publike i kemi online. Martesën nuk e kemi jo online akoma, shenjat e gishtërinjve po apo ndonjë gjë tjetër por thuajse gjithçka i bëjmë nga telefoni.  Por kjo gjë na ka ekspozuar shumë neve. Vitin e kaluar u sulmuam shumë rëndë nga Irani. Morëm me shumë kujdes ‘shënime’ në çdo hap të hetimit. Sigurisht ishim shumë të kujdesshëm kur arritëm në këtë akuzë për Iranin dhe ndaj e kemi të faktuar. Jemi ende nën sulm. Praktikisht çdo ditë. Është shumë sfilitëse, e frikshme. Dhe disi pamë anën tjetër të këtij bekimi të teknologjisë, që është ‘mallkimi’ i teknologjisë. Ky sulm ishte nga më të rëndit bërë ndonjëherë në të gjithë botën. Megjithatë ne ia dolëm që të shmangnim të humbnin të gjitha të dhënat. Kishim disa sistem që nuk funksiononte dhe kthimi mbrapa në letër nuk ishte një opsion”, tha Kryeministri.

Advertisement