Bota
Sulmet me dronë të Ukrainës/ Rusia: Hakmarrja është e pashmangshme

Rusia ka reaguar në lidhje me sulmin me dronë të Ukrainës gjatë fundjavës. Dmitry Medvedev, duke iu referuar sulmit të së shtunës në mbrëmje, tha: “Hakmarrja është e pashmangshme”. Një nga aleatët kryesorë të Putinit, dukej sikur thoshte se Rusia do të kundërpërgjigjej, shkruan Sky News.
Ai postoi në Telegram, duke thënë: “Për të gjithë ata që janë të shqetësuar dhe presin hakmarrje. Duhet të shqetësohesh – kjo është cilësi e një personi normal.” Hakmarrja është e pashmangshme.”
Medvedev përmendi gjithashtu bisedimet e paqes që nuk sollën shumë përparim këtë javë, por çuan në një shkëmbim tjetër të të burgosurve.
“Negociatat në Stamboll nuk janë të nevojshme për një paqe kompromisi mbi kushte jorealiste të shpikura nga dikush, por për fitoren tonë të shpejtë dhe shkatërrimin e plotë të [qeverisë së Ukrainës]”, theksoi ai

