Bota
Sulmet në Gaza/ Kryqi i Kuq: Zyra jonë në Rafah u godit, nuk ka të lënduar

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) tha se zyra e tij në Rafah, Rripi i Gazës, u dëmtua nga një predhë shpërthyese, duke shtuar se asnjë anëtar i stafit nuk u lëndua.
“Sot, një zyrë e KNKK-së në Rafah u dëmtua nga një predhë shpërthyese, pavarësisht se ishte e shënuar qartë dhe e njoftuar për të gjitha palët.
Për fat të mirë, asnjë pjesëtar i stafit nuk u lëndua në këtë incident, por ai ka një ndikim të drejtpërdrejtë në aftësinë e KNKK-së për të vepruar. KNKK dënon fuqishëm sulmin në ambientet e saj”, tha organizata në një deklaratë.

