Bota
Sulmet nga Hamasi/ Reagon Biden: Izraeli ka të drejtë të përgjigjet
Në një konferencë live, presidenti i SHBA Joe Biden ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Izraeli ka të drejtë dhe detyrë që t’u përgjigjet sulmeve të Hamasit.
Biden shtoi se SHBA është në këmbë, dhe se janë shtuar masat e sigurisë për komunitetet hebraike.
“Izraeli ka të drejtë dhe detyrë t’u përgjigjet sulmeve. Ne refuzojmë urrejtjen, refuzojmë terrorizmin. S’ka vend për urrejtje në SHBA, ndaj jemi në këmbë. SHBA ka rritur masat e sigurisë për komunitetet hebraike”, deklaroi ai.