Connect with us

Bota

Sulmet ruse në Kiev marrin përmasa tragjike/ BE-ja e alarmuar thërret për ndihmë SHBA-në: Uleni Putin në tryezë

Ursula von der Leyen ka thënë se ka folur me presidentin amerikan Donald Trump pas “sulmit masiv” ndaj Kievit gjatë natës.

Të paktën 18 persona janë vrarë, sipas zyrtarëve ukrainas, dhe një ndërtesë e delegacionit të BE-së është dëmtuar.

Shefja e Komisionit të BE-së nuk zbuloi çfarë i tha Trump dhe ende nuk ka raportime nga presidenti i SHBA-së.

“Putini duhet të ulet në tryezën e negociatave”, tha ajo.

“Ne duhet të sigurojmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën me garanci sigurie të forta dhe të besueshme që do ta shndërrojnë vendin në një iriq çeliku.

“Evropa do të luajë plotësisht rolin e saj”, theksoi ajo.

Advertisement