Connect with us

Bota

“Sulmi i SHBA, pikë kthese historike”, Netanyahu: Trump dhe unë jemi në njëjtin mendim, themi shpesh se paqja arrihet përmes forcës

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përshëndetur Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për goditjet “precize” të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara kundër tri objekteve bërthamore në Iran.

Në një mesazh video të publikuar të dielën, Netanyahu tha: “Urime President Trump. Vendimi juaj i guximshëm për të goditur objektet bërthamore të Iranit me fuqinë e drejtë dhe të jashtëzakonshme të Shteteve të Bashkuara do të ndryshojë historinë.”

Netanyahu theksoi se gjatë operacionit , Izraeli kishte bërë gjëra vërtet të jashtëzakonshme, por sipas tij, veprimi i Amerikës kundër objekteve bërthamore të Iranit ishte i pakrahasueshëm dhe se asnjë vend tjetër në botë nuk mund ta kishte bërë atë që bëri SHBA.

Netanyahu tha se historia do ta mbajë mend Presidentin amerikan si liderin që veproi për t’i mohuar regjimit më të rrezikshëm në botë, armët më të rrezikshme në botë.

 

 

Duke theksuar se udhëheqja e tij dhe ajo e Presidentit Trump ka krijuar një “pikë kthese historike” që do të çojë Lindjen e Mesme dhe më gjerë drejt një të ardhmeje me paqe dhe begati, Netanyahu përsëriti qëndrimin e tij të njohur:
“Presidenti Trump dhe unë themi shpesh: paqja arrihet përmes forcës. Së pari vjen forca, pastaj vjen paqja.”

Ai përfundoi mesazhin e tij duke falënderuar Presidentin Trump dhe duke thënë:
“Zoti e bekoftë aleancën tonë të pathyeshme dhe besimin tonë të palëkundur.”

Advertisement