Connect with us

Bota

Sulmi me 12 të vdekur në Golan, Netanyahu premton hakmarrje

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi do t’u japë një përgjigje “të ashpër” atyre që beson se janë përgjegjës për sulmin vdekjeprurës në Lartësitë e Golanit në një përshkallëzim të situatës, pasi vendet perëndimore bëjnë thirrje për qetësi.

“Shteti i Izraelit nuk do dhe nuk mund të heshtë. Ne do të hakmerremi dhe përgjigjia do të jetë e ashpër,” tha ai në një deklaratë.

Më herët të hënën, një sulm izraelit me dron jashtë qytetit jugor libanez Shaqra shkaktoi dy viktima dhe plagosi 3 të tjerë.

Mbrojtja civile libaneze nuk tha nëse ndonjë nga të vrarët ishte luftëtar apo civil.

Advertisement