Connect with us

Bota

Sulmi me viktima/ Stoltenberg: Jemi pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit

Pas sulmit terrorist në Ankara të Turqisë, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai tha se dënon ashpër sulmin e sotëm terrorist në ministrinë e Brendshme në Ankara.

Gjithashtu theksoi se uron shërimin e shpejtë të dy pjesëtarëve të policisë që u lënduan në detyrë.

“Dënoj ashpër sulmin e sotëm terrorist në ministrinë e Brendshme në Ankara, dhe i uroj shërim të shpejtë policëve të lënduar në krye të detyrës. NATO qëndron pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar në llogarinë e tij në X, Stoltenberg.

 

 

Kujtojmë që në orët e para të mëngjesit të sotëm, dy persona të armatosur me pushkë automatike dhe jelek me eksploziv ia mësynë portës kryesore të ndërtesës së ministrisë së Brendshme.

Për fat të mirë nuk pat viktima në mesin e civilëve, kurse njëri nga terroristët aktivizoi jelekun duke hedhur në erë veten, e sulmuesi i dytë është neutralizuar nga policia.

Advertisement