Kosova
Sulmi ndaj gazetarëve në veri, ambasadori i BE-së: Akte dhune
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka dënuar fuqishëm sulmet ndaj gazetarëve në veri të vendit. Në reagimin e tij, Szunyog ka thënë se akte të tilla të tmerrshme dhune janë të papranueshme.
“I dënoj fuqishëm sulmet ndaj ekipeve të RTK dhe Tëvë1. Akte të tilla të tmerrshme dhune janë të papranueshme. Gazetarët duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre në një mjedis të sigurt. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë!”, ka shkruar ambasadori në Twitter.
I strongly condemn attacks on @rtklivecom & #TEVE1 crews today in Leposavic. Such appalling acts of violence are unacceptable. Journalists must be allowed to do their work in a safe environment. I wish the injured a speedy recovery!
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) June 16, 2023
Policia ka konfirmuar të premten se nëntë gazetarë të mediave të Kosovës janë sulmuar gjatë ditës në Leposaviq, të cilët kanë qenë me detyrë zyrtare duke raportuar për zhvillimet në këtë pjesë të vendit. Sipas policisë, disa prej tyre përveç shqetësimeve kanë pësuar edhe lëndime të ndryshme trupore.