Connect with us

Aktualitet

Sulmi ndaj Mëngjesit/ Avokat Matilja: Autorët synonin t’i merrnin jetën

Dorian Matlija avokat, teksa komentoi sulmin e sotëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, tha se synimi nuk ka qenë thjeshtë për të rrahur një person, por për t’i marrë jetën.

“Dimë shumë pak deri tani, sigurisht që policia nëse ka ngritur një akuzë për vrasje të mbetur në tentativë, do të thotë që ka informacion të mjaftueshëm për të mbështetur këtë akuzë.

Pra ka kuptuar që synimi nuk ka qenë thjeshtë për të rrahur një person, por synimi ka qenë për t’i marrë jetën .

Kjo është e rëndësishme nga ajo çfarë komunikohet nga Policia.

Pastaj, detajet tjera se sa te  strukturuar kanë qenë këta persona, kjo është diçka që do ju përkas hetimeve në vazhdim, është enede herët për këtë pjesë, por megjithatë nuk përjashtohet mundësia, që pse jo, sepse kemi të bëjmë e një krim që ka dashur një guxim shumë të madh për tu kryer, në mes të Tiranës m në një orar të populluar, pa mbuluar fytyrat.“- tha Matlija në syritv.

Advertisement