Connect with us

Aktualitet

Sulmi ndaj Top Channel/ Makina nuk është djegur plotësisht…ka gjurmë

Top Channel është përballur me një situatë të rëndë mesnatën e së dielës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës nga persona ende të paidentifikuar.

Gazetrja e TCH, Dorjana Bezat ka sjellë detaje të reja për ngjarjen e rëndë. Ajo tregoi për “Shqipëria Live” që ka qenë një plumb rikoshet që i ka marrë jetën rojës së oblektit.

Një plumb rikoshet nga kangjellat e godinës ka rënë në kabinën e rojës, i cili ka qenë fatal për Pal Kolën.

Vetëm pak minuta pak sulmit Policia është njoftuar se në rrugën e Kavajës, është gjendur makina e autorëve, ku janë gjetur dy kallashnikovë.

Ka shpresa që të gjenden prova, sepse mjeti nuk është djegur plotësisht për shkak të ndërhyrjes së zjarrfikësve”, raportoi gazetarja Dorjana Bezat.

Advertisement