Connect with us

Aktualitet

Sulmi në uzinën e armëve në Gramsh, lihet në burg Mikail Zori

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Mikail Zorin, i akuzuar për ngjarjen e ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh. Kërkesa e mbrojtjes është rrëzuar, për ndryshim të masës së sigurisë. Gjykata rrëzoi kërkesën e Mikail Zorin për ndryshim e masës së sigurisë, pas 9 muajve të vuajtjes së dënimit në burg.

Mbrojtja vërejti se nga ana e organit të akuzës, kishin përfunduar të gjitha aktet e ekspertimit, hetimet, si dhe ishin marrë provat. Për pasojë u kërkua revokim i masës së sigurisë, ose zëvendësim kërkese që u rrëzua nga gjykata.

Muaj më parë, Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç po fotografonin ambientet në uzinën e armëve në Gramsh. Në kohën kur tentuan që të futeshin brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë, të cilët ia bënë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i sulmoi me spraj kimik.

Të rinjtë u arrestuan nga policia, ndërsa u hetuan si spiunë të shërbimit sekret rus. Në çantën e tyre janë gjetur aparatura të cilat përdoren nga agjentë spiunazhi për të fotografuar objekte.

Advertisement