Kosova
Sulmi në veri/ Zëvendës sekretari i NATO’s: Dialogu Kosovë-Serbi do të sjellë paqen

Zëvendës sekretari i NATO’s, Mircea Geoana, ka nisur fjalimin e tij drejtuar forumit 2BS, që po mbahet në Budva, duke komentuar situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Geoana tha se është përkushtimi i NATO-s për të siguruar paqen në Ballkan përmes misionit të KFOR-it.
Geoana tha se “Ne jemi këtu për Malin e Zi dhe Ballkanin. Së shpejti familja e NATO-s do të jetë e fortë me 32 vende, kështu që ne do të jemi një familje e madhe dhe Aleanca më e suksesshme në histori në dy kontinente”. Ai shtoi se Rusia mund të ishte vërtetë një kërcënim i rëndësishëm, por kjo nuk isjhte sfida e vetme për arsye se kishte edhe të tjera si “terrorizmi si burim jostabiliteti, konfliktet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, politikat dhe ambiciet aktuale të Kinës, teknologjia në zhvillim dhe ndryshimet klimatike”.
“Ne jemi këtu për Malin e Zi dhe Ballkanin. Së shpejti familja e NATO-s do të jetë e fortë me 32 vende, kështu që ne do të jemi një familje e madhe dhe Aleanca më e suksesshme në histori në dy kontinente. Rusia mund të jetë kërcënimi më i rëndësishëm i sigurisë, por kjo nuk është sfida e vetme. Ka shumë të tilla si terrorizmi si burim jostabiliteti, konfliktet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, politikat dhe ambiciet aktuale të Kinës, teknologjia në zhvillim dhe ndryshimet klimatike. E gjithë kjo kërcënon sigurinë tonë dhe teston qëndrueshmërinë tonë, ndaj duhet të jemi të fortë, të shkathët dhe të bashkuar. Kjo do të na ruajë në një botë gjithnjë e më të rrezikshme”, tha Geona.

