Kosova
Sulmi në Zubin Potok/ Arrestohen disa persona, Kurti: Do përballen me drejtësinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot vendin ku ka ndodhur incidenti dhe sulmi me eksploziv ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit.
Kreu i Qeverisë ka thënë se Policia ka zhvilluar bastisje dhe se ka persona të arrestuar dhe dëshmi e prova materiale.
Kurti ka thënë se të gjithë kriminelët dhe terroristët që e kanë shkaktuar sulmin do të përballen me ligjin e Kosovës.
“Policia po i zhvillon hetimet, ka bastisje dhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminel e terrorist do të përballen me drejtësinë dhe ligjin të Republikës demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Kurti.