Connect with us

Bota

Sulmi terrorist në kishën ortodokse të Dagestanit dhe në 2 sinagoga, 15 oficerë të vrarë dhe disa civilë! Një prift u ther me thikë

Dhjetra të vrarë dhe shumë të plagosur në sulmet terroriste të së dielës në një sinagogë dhe dy kisha ortodokse në Republikën Ruse të Dagestanit. Siç bëhet me dije ka shkuar në pesëmbëdhjetë numri i  oficerëve të policisë së vrarë nga terroristët si dhe një prift rus 66-vjeçar, i cili u ther me thikë në fyt.

 

Ky ka qenë bilanci i kësaj të hëne, ndërsa bëhet fjalë edhe për një numër fillestar të të plagosurve flet për 25 persona.

 

Në vazhdim pas sulmeve të përgjakshme ishte një operacion madhor i shërbimit antiterrorist rus. Sipas agjencisë RIA Novosti, gjashtë terroristë ishin vrarë.

Terroristët shënjestruan vendet e adhurimit, si dhe një pikë kontrolli policie në kryeqytetin e Dagestanit, Makhachkala , si dhe në qytetin Derbent , në jug të kryeqytetit. Përfaqësuesit e komunitetit hebre rus thanë se u sulmua edhe një sinagogë e dytë.

Sulmet në të dy qytetet ishin të koordinuara dhe ndodhën në të njëjtën kohë, të dielën pasdite.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë njerëz me të zeza duke qëlluar pa dallim ndaj automjeteve të policisë në Makhachkala.

Në Derbent, ku dikur kishte një komunitet të madh hebre, sulmuesit sulmuan një kishë dhe një sinagogë, të cilat më pas i dogjën. Ndërtesa e sinagogës, e cila ishte bosh në momentin e sulmit, madje ishte në listën e monumenteve të mbrojtura nga Unesco.

Ka pasur gjithashtu raporte për rreth 20 persona të mbyllur brenda kishës në momentin e sulmit, por mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur me ta. Sinagoga ishte bosh në momentin e sulmit, por një polic dhe një roje u vranë.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë shkëmbimin e të shtënave jashtë sinagogës. Tre sulmues kanë zbritur nga makinat me të cilat kanë qenë dhe kanë hapur zjarr ndaj policëve të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi të madhe.

 

Shkëmbimi i armëve vazhdoi në rrugët e qytetit disa orë pas sulmit. Helikopterët e policisë po fluturonin vazhdimisht mbi qytet dhe autoritetet u bënë thirrje banorëve të qëndrojnë larg rrugëve.

Më vonë, thuhet se autorët u barrikaduan në një ndërtesë.
Për momentin nuk dihet identiteti i autorëve dhe nuk ka asnjë përgjegjësi. Autoritetet lokale lanë të kuptohet, megjithatë, se i njohin autorët dhe motivet e tyre.

Mediat ruse raportuan se në mesin e autorëve të sulmit ishin dy djemtë e kreut të një province të Dagestanit, i cili ndodhet në paraburgim.

Megjithatë, siç vëren BBC , Dagestani, një nga rajonet më të varfra të Rusisë me një përqindje të madhe myslimanësh, ishte bërë skenë e sulmeve islamike në të kaluarën.

Sulmet e koordinuara të personave të armatosur erdhën tre muaj pas një masakre në të cilën 145 njerëz vdiqën në një sallë koncertesh pranë Moskës, e marrë përsipër nga grupi i Shtetit Islamik.

Udhëheqësi i Dagestanit, Sergej Melikov, shkroi në Telegram: “Sonte në Derbent dhe Makhachkala, njerëz të panjohur u përpoqën të destabilizojnë shoqërinë”.

 

Advertisement