Connect with us

Bota

Sulmi terrorist në Stamboll, arrestohet një grua

Pas sulmit terrorist në Stamboll, ku gjetën vdekjen 6 persona dhe të paktën 80 të tjerë u plagosën, policia vendase dhe forcat e sigurisë kanë arrestuar një grua, si të dyshuarën kryesore. Sipas ministrit të brendshëm turk, Souleyman Soylu, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit – PKK – është përgjegjëse për sulmin.

Shpërthimi, i cili ndodhi në orën 16:20 të dates 13 nëntor, në qendrën Istiklal Caddesi, një rrugë tregtare shumë e njohur nga banorët dhe turistët në zonën e Sheshit Taksim, u filmua dhe u shpërnda shpejt në rrjetet sociale. Zëvendëspresidenti i Turqisë, e quajti sulmin “akt tradhtie” dhe shtoi se “Ata që janë përgjegjës do të ndëshkohen”.

Sipas një rikonstruksioni fillestar të ngjarjes, ishte pikërisht gruaja e arrestuar e cila futi në lokal një paketë bombë dhe më pas u largua me shpejtësi

Turqia edhe më parë është goditur nga një seri shpërthime vdekjeprurëse ndërmjet viteve 2015 dhe 2017, përgjegjësinë e të cilave e kanë marrë grupi militantë Shteti Islamik dhe militantët kurdë.

Advertisement