Connect with us

Kosova

Sulmohet fizikisht deputeti Adem Hoxha së bashku me familjen, marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Prizrenit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha raportohet se është sulmuar fizikisht nga një person. Sipas mediave në Kosovë, Hoxha është sulmuar së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e tyre të mitur. Ngjarja mësohet se ka ndodhur dje më 1 gusht në orën 18:10 në fshatin Zlipotok të Dragashit.

Personi që i ka sulmuar është një 61-vjeçari i identifikuar me inicialet S.K. Pas ngjarjes Hoxha së bashku me gruan kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Raportohet se ata nuk kanë marrë demtime të rënda. Motivi i incidentit mbetet ende i paqartë ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Advertisement