Sport
Sulmuesi kuqezi i “shkel syrin” Silvinjos: Një mundësi për…
Marvin Çuni këtë vit do të luajë në një nga klubet e Serisë A. Sulmuesi shqiptar ka nënshkruar me Frosinonen, duke rënë në sy me paraqitjet dhe golat e tij që në fazën përgatitore me klubin italian.
Çudi është prezantuar sot për herë të parë para mediave dhe që në fjalët e tij të para, bëri të qartë se e shihte këtë si një hap të rëndësishëm për karrierën në klub, pro edhe për Kombëtaren A, ku nuk ka marrë ende një ftesë nga trajneri Silvinjo. Lojtari u transferua nga radhët e Sarbruk në Gjermani te klubi italian dhe duket se është gati që të bëhet protagonist në këtë aventurë të re të karrierës.
“Jemi përgatitur mirë në grumbullim dhe mendoj se jam në 100% dhe gati që të luaj menjëherë me ekipin.
Ndryshimi mes futbollit italian dhe atij gjerman, është se këtu mundohemi të luajmë më shumë topin. Por nga intensiteti janë në të njëjtin nivel.
Sa i përket sistemit të lojës, mua më pëlqen që të jem në qendër të zonës për të shënuar, por edhe të dal e krijoj lojë, duke lëvizur në të gjithë spektrin ofensiv.
Ambientimi? Këto ndjehem mirë, më pëlqejnë personat në klub dhe ekipi. Ndjehem më mirë këtu se sa në Gjermani.
Për mua ka pak ndryshim nëse do luajmë me dy apo me një sulmues. Me 2 është ndryshe sa i përket lëvizjes dhe rolit, por mund të përshtatem edhe me rolin e sulmuesit të vetëm.
Si shembuj në karrierën time kam Levandovskin e Mbape. Seria A është një shans i mirë për mua, që mund të më dhurojë një mundësi të madhe për të rënë në sy edhe për kombëtaren e madhe”, tha sulmuesi shqiptar i cili ka qenë i grumbulluar deri me përfaqësuesen Shpresa të kuqezinjve./ Panoramasport